Me dasmë sipas traditave shqiptare, Selim Pacolli marton djalin

Mediale Vip

Me dasmë sipas traditave shqiptare, Selim Pacolli marton djalin

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 13:23
Fisniku dhe Jeta

Në familjen Pacolli mbrëmë kishte festë!

Fisniku, djali i vetëm i ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli i dha fund beqarisë.

E gjithë dasma ishte e realizuar në disa faza, sipas traditave shqiptare.

Eventi i parë është mbajtur në fshat, siç kuptohet nga postimet e fotografit Norik Uka.

Prive By Liberta Spahiu mëson se në vazhdim do të organizohet një tjetër event i dasmës ku të ftuar do jenë personalitete të njohura shqiptare.

Me trashëgime Fisnikut dhe Jetës! 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat