Lindita Halimi kthehet fuqishëm me “Battlefield of Love”

Mediale Vip

Lindita Halimi kthehet fuqishëm me “Battlefield of Love”

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 22:46
Lindita Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Battlefield of Love” – këngë e cila është pjesë e EP-së së saj të parë të lançuar ndonjëherë.

Me një videoklip tejet të kuruar, performancë të fuqishme vokale dhe pamje që të lënë pa fjalë, “Battlefield of Love” konfirmon edhe një herë nivelin ndërkombëtar të Linditës, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në SHBA. Kujtojmë që ajo ka qenë pjesë e garës prestigjioze American Idol, ku la gjurmë me talentin e saj.

Pas shumë kohësh, Lindita iu rikthye edhe publikut shqiptar përmes hyrjes ikonike në Big Brother VIP Kosova 2.

Tani, me këtë projekt të ri muzikor, duket se Lindita është gati për një fazë të re të karrierës së saj, më e fuqishme dhe më autentike se kurrë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat