Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun

Mediale Vip

Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 06:27
Ledri dhe Alketa

Ledri Vula është njëri ndër artistët më të kërkuar shqiptar gjithandej.

Padyshim agjenda e tij është tejet e ngjeshur, dhe paraqitjet e tij televizive sidomos në intervista nuk është se janë edhe aq të shpeshta.

Interesimi i mediave për të mësuar më shumë rreth projekteve të tij muzikore, planeve për të ardhmen, e hiç më pak rreth jetës private, gjithmonë janë tejet të mëdha, shkruan IndeksOnline.

Vula duket se i ka dhënë një premtim prezantueses së mirënjohur, Alketa Vejsiu se do të jetë i pranishëm në poddcass-in e saj, dhe këtë premtim edhe e mbajti.

“@ledrivula Ma premtoi dhe erdhi ne @podclass.alketavejsiu 🙏🏻 I vleresoj shume arristet qe i mbajne premtimet. Thank You Ledri dhe skuadres se tij te menaxhimit.
Nese keni pyetje per Super Star @ledrivula jam gati tja bej se jam ne studio ne regjistrim live tani keshtuqe jepini se do tja pyes🙈
”, ka shkruar Vejsiu në paraqitjen e saj në Instagram, derisa shihet përkrahë Vulës.

Sigurisht, vlen të përmendim faktin se edhe vet Vejsiu është njëra ndër prezantuest më të dashura për publikun ndër vite! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat