Fitorja që s’e priti as vetë! Rozana Radi kujton triumfin e parë në “Këngën Magjike”: Isha pa zë…

Mediale Vip

Fitorja që s’e priti as vetë! Rozana Radi kujton triumfin e parë në “Këngën Magjike”: Isha pa zë…

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 21:18
Rozana Radi/ Eranda Libohova

“Ma thuaj ti”, është kënga që i dha fitoren e parë Rozana Radit në “Këngën Magjike”. Një këngë e krijuar nga Elgit Doda, por jo me qëllimin për ta paraqitur në festival. Në rubrikën dedikuar 25-vjetorit të “Këngës Magjike”, në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Rozana tregon se ishte Aldon Lipe ai që fillimisht e bindi që të merrte pjesë.

Kur votimet kishin mbaruar, rastësisht, Rozana, e cila është kampionia në fuqi (fitoi edicionin e 24-t me duetin me Sany, “Akoma”), dëgjoi Eranda Libohovën që kërkoi të këndonte “playback” sepse ishte me temperaturë. Vetë Rozana ishte gjithashtu pa zë, por përdori “këshillën” e Gjebreas.

Rozana Radi: E thërrisja, Arditi ishte në prapaskenë, nuk më dëgjonte se mua më kishte ikur zëri. Më iku zëri fare. Ardit, Ardit. S’më dëgjonte. E shkund kështu. “Çfarë do?” Do të këndoj “playback”. “Kush do të  këndojë playback?” Unë. “Pse më tha mua?” Më ka ikur zëri. Tha “gjeje ku të duash zërin, por do të këndosh”. I thashë unë, ta gjej ku të dua? “Po”, tha, si t’ia bëj?  “Kur të dalësh”, më tha mua, “do të thuash o Zot më jep fuqi”. Mirë thashë unë! Mora mikrofonin unë, Çmimi i Web-it ishte në fillim, pa marrë çmime se e hëngra unë edhe pa zë, edhe do të këndoja dy herë, “Çmimi i Web-it, Rozana Radi” dhe unë o Zot më jep fuqi! Këndova unë!

E bindur se atë vit nuk do të fitonte pasi konkurrentët e tjerë kishin materiale shumë të mira, Rozana shkoi të ndërrohej, por e ndali një anëtar i stafit. Sapo filloi votimi, iu rikujtua “këshilla” e Gjebreas.

Rozana Radi: Shkova, vesha pantallonat, dëgjoj një nga stafi, “ku shkon”, po iki po ndërrohem, “futu aty se  ka thënë Arditi të tërë të veshur.” U ula unë, filluan votimet bam e bam, s’e mora seriozisht, thashë do ta ha në raundin e fundit se Arditi thotë, “prit, s’keni parë asgjë akoma!”

Ardit Gjebrea: Ma kanë marrë këtë batutën!

Aurela Gaçe: Ta kam marrë unë te kënga!

Rozana Radi: Aty ti, i lan duart, atë pret ti, atë momentin  e fundit, kur momenti i fundit bam, bam e bam, thashë me vete o Zot më jep edhe njëherë  fuqi pa të bëhet ç’të bëhet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat