Rina Balaj publikon video provokuese në Instagram, vetëm pjesa e pasme në fokus

Mediale Vip

Rina Balaj publikon video provokuese në Instagram, vetëm pjesa e pasme në fokus

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 16:46
Rina Balaj

Rina Balaj ka ndezur rrjetin me një video të re të postuar në Instagram, ku ka zgjedhur të provokojë në mënyrën e saj të veçantë.

Artistja shqiptare u shfaq vetëm me pjesën e pasme të trupit në fokus, ndërsa qëndronte shtrirë me bikini në një varkë mbi ujërat blu, pa zbuluar fare fytyrën.

Videoja, e realizuar në një ambient veror dhe mjaft sensual, përfshinte zërin e vetë Rinës në sfond, duke sjellë një atmosferë intime dhe të kuruar në detaj.

Komentet nga ndjekësit nuk munguan, teksa shumë prej tyre e quanin “Queen”.

Përtej pamjes, ajo që bie më shumë në sy është pjekuria që Rina ka shfaqur në projektet e fundit muzikore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by rina (@isyourgirlrina)

Këngëtarja, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe të drejtpërdrejtë, ka avancuar ndjeshëm në skenën muzikore, si në performancë, ashtu edhe në përmbajtje.

Rina Balaj ka dëshmuar se di të tërheqë vëmendjen me estetikë dhe origjinalitet, duke u pozicionuar gjithnjë e më shumë si një prej zërave më interesantë në skenën moderne shqiptare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat