Adam Levine ka vendosur të mos bëjë më tatuazhe.
46-vjeçari së fundmi tha se nuk do të shtojë më tatuazhe në koleksionin e tij të artit në trup.
Artisti tha se procesi është i dhimbshëm dhe ai mendon se dhimbja nuk ia vlen më.
Përveç dhimbjes, Adam zbuloi se po i mbaron hapësira në trupin e tij për të bërë tatuazhe të reja, që do të thotë se nuk ka zgjidhje tjetër për të ndaluar.