​Ndërron jetë ylli i muzikës amerikane

Mediale Vip

​Ndërron jetë ylli i muzikës amerikane

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 21:12
Connie Francis

Connie Francis, kënga e së cilës "Pretty Little Baby" u bë virale në TikTok, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga miku i saj i hershëm Ron Roberts vetëm disa javë pasi këngëtarja u shtrua në një spital në Florida.

"Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur Connie Francis. E di që ajo do të kishte dashur që fansat e saj të ishin ndër të parët që do ta dëgjonin këtë lajm," shkroi Roberts në rrjetet sociale.

Vdekja e Connie Francis vjen vetëm disa javë pasi kënga e saj e vitit 1962, "Pretty Little Baby", u bë virale në rrjetin TikTok.

Miliona përdorues bënë video me melodinë ngjitëse, duke e rikthyer atë në top lista për herë të parë në më shumë se gjashtëdhjetë vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat