Emra Brah nuk gabon sërish me hitin e ri “Dashnia”

Mediale Vip

Emra Brah nuk gabon sërish me hitin e ri “Dashnia”

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 18:31
Pamje nga videoja

Në një verë të mbushur me bashkëpunime, Emra Brah zgjedh të ecë vetëm… dhe nuk gabon. Kënga e tij e re “Dashnia” vjen si një rrëfim i ndjerë dhe i guximshëm, i shoqëruar me një videoklip me atmosferë verore që të fut menjëherë në mood.

Brenda vetëm dy ditësh, projekti ka kapur mbi 600 mijë shikime – një sukses që flet vetë.

Tek “Dashnia” do ta gjeni veten, në një mënyrë apo tjetrën. Një baladë ritmike që të shkon drejt e në zemër, pa u përpjekur shumë.

Kënga është prodhuar nga Frensi dhe Moon Studio, me tekst nga vetë Emra Brah, videoklipi i realizuar nga Fullmoon Production, ndërsa prapa projektit qëndrojnë Elsamad Senaj dhe Klaudja Senaj si producentë ekzekutivë.

Nëse nuk e keni dëgjuar ende, të plotë e keni në videon e mëposhtme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat