​Phil Collins po shërohet nga operacioni në gju në spital mes spekulimeve për kujdesin paliativ

Mediale Vip

​Phil Collins po shërohet nga operacioni në gju në spital mes spekulimeve për kujdesin paliativ

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 20:58
​Phil Collins

Këngëtari i njohur Phil Collins po shërohet nga operacioni në gju në spital dhe se ai nuk ndodhet në kujdes paliativ.

Përfaqësuesi i Collins konfirmoi për revistën People, se thashethemet se 73-vjeçari i Genesis është në kujdes paliativ janë të pasakta.

Ai sqaroi gjithashtu se shtrimi i fundit në spital i Collins nuk ishte për shkak të ndonjë sëmundjeje terminale, porse ai ndodhet për shërim nga operacioni në gju.

Në shkurt, Collins reflektoi mbi problemet e tij shëndetësore në shkurt, duke zbuluar se ato kishin ndikuar në dëshirën e tij për të luajtur muzikë, raporton kp.

"Vazhdoj të mendoj se duhet të zbres poshtë në studio dhe të shoh se çfarë ndodh. Por nuk kam më uri për të. Gjëja është se kam qenë i sëmurë. Dua të them shumë i sëmurë," tha ai për revistën MOJO.

Në dokumentarin Phil Collins: Drummer First, i cili u publikua në dhjetor 2024, Collins diskutoi më tej gjendjen e tij, duke zbuluar se sa e vështirë ishte për të që nuk ishte në gjendje të luante.

"Ende po e mësoj pak," tha ai në dokumentarin, i cili u xhirua në tetor 2022. "E kam kaluar gjithë jetën time duke luajtur bateri. Të mos jesh në gjendje ta bësh këtë papritmas është një tronditje."

Pasi luajti instrumentin që kur ishte 5-vjeç, Collins vuri në dukje se kjo kishte "lënë gjurmë në duart dhe këmbët e mia".

Fituesi i tetë herë çmimit Grammy më pas vuri në dukje se nëse nuk mund ta bëjë më mirë atë që bëri, ai "do të preferonte të relaksohej dhe të mos bënte asgjë".

"Nëse zgjohem një ditë dhe mund të mbaj një palë shkopinj baterie, atëherë do ta provoj. Por thjesht ndiej sikur kam përdorur kilometrat e mia ajrore", tha Collins.

Edhe pse ai nuk dha më shumë detaje mbi gjendjen e tij, një postim i ndarë në Facebook-un e tij në vitin 2017, tha se ai vuan nga këmba e “lëshuar si rezultat i një operacioni në shpinë që e bën të vështirë ecjen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat