Kris Jenner ngatërron ndjekësit me fotot e reja: A është ky një gisht i gjashtë i këmbës

Mediale Vip

Kris Jenner ngatërron ndjekësit me fotot e reja: A është ky një gisht i gjashtë i këmbës

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 19:32
Kris Jenner

Ylli i shout të realitetit Kris Jenner ka marrë kritika nga ndjekësit e saj për shkak se ka përdorur fotoshop në fotot e saj të fundit.

Kris postoi foto nga festa e 91-vjetorit të lindjes së nënës së saj. Ajo pozoi me një fustan Oscar de la Renta, por ishin këmbët e saj ato që tërhoqën vëmendjen e ndjekësve.

Jenner mbante sandale dhe shumë vunë re se dukej sikur Kris kishte gjashtë gishta në këmbë, raporton KosovaPress.

"A ka gjashtë gishta në këmbë apo e imagjinova unë?", "Këmbë me gjashtë gishta", "Ju keni gjashtë gishta në këmbë?", pasuan komentet.

Kjo nuk është hera e parë që aftësitë e familjes Kardashian-Jenner në fotoshop janë kritikuar.

Ato janë kritikuar disa herë për gabime të ndryshme, dhe një herë, vajzat e saj u akuzuan se kishin shtuar aksidentalisht një gisht në këmbë në fotoshop.

Në një reklamë të vitit 2019 për bashkëpunimin e tyre me parfume, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner u kritikuan për shkak se kishin gishta shtesë në këmbë.

Në vitin 2022, Kim u akuzua për fotoshop të këmbës së saj në një foto që promovonte bikini.

Khloe Kardashian u kritikua në vitin 2023 për redaktim të ngjashëm të këmbëve të saj, dhe Kourtney Kardashian u përball me kritika pasi të pasmet e saj dukeshin tepër të mëdha.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat