Kompozitori dhe DJ Rinor Kastrati, në bashkëpunim me MP3.ofc dhe James Hersey, publikojnë këngën e re “Miss You”

Mediale Vip

Kompozitori dhe DJ Rinor Kastrati, në bashkëpunim me MP3.ofc dhe James Hersey, publikojnë këngën e re “Miss You”

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Bëhet fjalë për një bashkëpunim dinamik mes kompozitorit dhe DJ-t shqiptar Rinor Kastrati, producentit të njohur MP3.ofc dhe kantautorit James Hersey.

Kjo treshe artistësh që tani ka sjellur një projekt veror tërheqës si "Miss You", sipas tyre, do të bëhet pjesë e pandashme e playlistave të muzikës elektronike në mbarë botën.

“Miss You”, i konsideruar si himni i ri veror, përfaqëson një përzierje të freskët mes elementeve të deep house dhe afro house, të shoqëruar me vokalin e James Hersey.

Image
Rinori

 

Ky projekt është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimeve krijuese pa kufij dhe synon të pushtojë skenat e festivaleve, plazhet verore dhe radiot ndërkombëtare.

Tre artistët janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me realizimin e këtij projekti dhe e kanë cilësuar atë si një nga punët më të suksesshme të tyre.

Kënga “Miss You” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat dixhitale, përfshirë Spotify, Apple Music, Deezer dhe shumë të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat