Machine Gun Kelly, i njohur me emrin e tij të vërtetë Colson Baker, ka rrëfyer se nuk di moshën e tij të saktë dhe se ndoshta është pjesërisht jashtëtokësor.
Sipas E! News, në emisionin Watch What Happens të Andy Cohen ai tha se ka disa veçori të pazakonta, si shërimi shumë i shpejtë i lëkurës së tij, dhe po fillon të pyesë për identitetin e babait të tij.
Kur u pyet nëse mendonte se mund të vinte nga një planet tjetër, ai pranoi se kishte pyetur nënën e tij nëse kishte ndonjë periudhë mungese ose përvojë të pazakontë, dhe ajo i tha se kishte ndjerë sikur ishte rrëmbyer një herë.
MGK ka dy fëmijë: Saga Blade, 4 muajsh, me Megan Fox, dhe Casie Colson, 16 vjeç, me ish-partneren Emma Cannon. Përveç misterit rreth origjinës së tij, këngëtari është përfolur për një romancë me aktoren Sydney Sweeney, e cila u nda nga i fejuari i saj Jonathan Davino në mars. Ata u panë së bashku duke biseduar në hapjen e klubit Palm Tree Beach në Las Vegas në maj, por MGK shmangu përgjigjen kur u pyet për marrëdhënien e tyre gjatë një pyetësori me fansat.
Sydney, nga ana e saj, nuk ka folur publikisht për thashethemet, por ka thënë se po shijon jetën si beqare dhe po mëson shumë për veten, duke kaluar më shumë kohë me miqtë e saj. MGK dhe Sydney njihen prej kohësh, pasi kanë punuar së bashku në filmin “Downfalls High” në 2021 dhe më parë në “Big Time Adolescence” të vitit 2019.