“E dua burrin pak xheloz dhe…”- U përfol për romancë me Ledri Vulën, Rina Zaiti zbulon shkakun e ndarjes nga reperi?

Mediale Vip

“E dua burrin pak xheloz dhe…”- U përfol për romancë me Ledri Vulën, Rina Zaiti zbulon shkakun e ndarjes nga reperi?

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 15:56
Rina dhe Ledri

Rina Zaiti, biznesmenia e cila u bë e njohur teksa u fotografua në krahët e Ledri Vulës dhe u përfol për një marrëdhënie dashurie më të, ka zgjedhur TikTok-un për të ndarë me ndjekësit një video, ku tregon se çfarë kërkon tek një partner i ardhshëm. 

“Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale. Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua”, shprehet ajo.

Mirëpo nuk u desh shumë që ndjekësit ta  interpretonin këtë si një “kunjë” të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj, Ledri Vula, me të cilin u përfol për një ndarje të bujshme muaj më parë.

Image
Rina Zaiti

Komentet e fansave ishin të shumta me disa që shkruanin :“Dmth, kokan qel zyrtarisht aplikimet”, 
“Rina woke up and chose violence!” 

Vetë Rina duket se i ka marrë me sportivitet këto reagime, duke u përgjigjur me humor dhe duke lënë të kuptohet se nuk i shmanget aspak aludimeve për ish-in.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Ledri është përfolur për një romancë të mundshme me këngëtaren Xhensila Myrtezajn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat