E papritura ndodh mes Santianës dhe Patrisit

Mediale Vip

E papritura ndodh mes Santianës dhe Patrisit

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 18:12
Santiana Maloku, Patris Berisha

Lidhja e Patris Berishës dhe Santiana Malokut ishte një nga temat më të përfolura muajve të kaluar.

Pas romancës që mori vëmendje të madhe në rrjete sociale, u raportua se dyshja i kishin ndarë rrugët me njëri-tjetrin, duke u bazuar në faktin se ata e kishin hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Por, duket se situata ka marrë një kthesë tjetër.

Patrisi dhe Santiana tani e ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram.

Ky veprim është një tregues i qartë se ish-banorja e BBVK2 dhe instrumentisti kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri dhe janë ribashkuar.

Se çfarë ndodhi saktësisht mes çiftit mbetet të shihet në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: Patrisi dhe Santiana janë sërish në qendër të vëmendjes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat