Gresa Behluli nis pushimet me të birin, ku mbetet bashkëshorti?

Mediale Vip

Gresa Behluli nis pushimet me të birin, ku mbetet bashkëshorti?

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 07:12
Këngëtarja e njohur Gresa Behluli

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka zgjedhur shtatorin për të pushuar, pasi vera për të ishte e mbushur me angazhime në dasma e ahengje.

Ajo është parë duke shijuar ditët e lira pranë të birit, Diellit, me të cilin ka ndarë edhe momente nga pushimet.

Edhe këtë herë, Gresa ka mbetur konsistente me stilin e saj, duke mos e bërë publik imazhin e bashkëshortit.

Image
Këngëtarja e njohur Gresa Behluli

Kjo gjë ka ngritur sërish kureshtjen e ndjekësve, të cilët shpesh komentojnë rreth mungesës së tij në postimet e artistes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat