Kida rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit

Mediale Vip

Kida rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 07:23
Kida

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Kida, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj profesionale dhe ajo personale me mijëra ndjekës.

Me një stil të veçantë dhe gjithmonë në hap me trendet, artistja arrin të tërheqë vëmendjen e publikut sa herë që poston.

Së fundmi, Kida ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në një paraqitje të kuruar deri në detaj. Edhe këtë herë, ajo ka spikatur me një kombinim elegant dhe modern të veshjes, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një nga figurat më me ndikim në fushën e modës dhe showbizit shqiptar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

Pëlqimet dhe komentet pozitive nga fansat nuk kanë munguar, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që ajo ka me publikun. Përveç imazhit, Kida vazhdon të jetë aktive edhe në muzikë, duke sjellë projekte që priten me padurim nga adhuruesit e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat