Raportimet për arrestimin e Mozzik, reagimi i Getinjos

Mediale Vip

Raportimet për arrestimin e Mozzik, reagimi i Getinjos

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 08:15
Getinjo

Mbrëmjen e djeshme (e martë) u raportua se është arrestuar reperi nga Ferizaj Mozzik.

Sipas asaj që u tha, ai u arrestua nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë.

Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.

E më pas avokati Arianit Koci në një njoftim në rrjete sociale tha që Mozzik nuk është arrestuar pasi ka qenë duke pirë kafe me të.

Sidoqoftë, një reagim u bë edhe nga vëllai i tij këngëtari tjetër i njohur, Getinjo.

Në një shkrim në InstaStory, tha: “Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori”.

Mbetet në vazhdim për t’u parë se si qëndron e vërteta e gjithë kësaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat