Patrisi publikon një foto “hot” me Santianën

Mediale Vip

Patrisi publikon një foto “hot” me Santianën

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 21:25
Patris Berisha dhe Santiana Maloku

Patris Berisha ka konfirmuar njëherë e mirë ribashkimin me Santiana Malokun përmes një postimi që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në një “story” të publikuar mbrëmjen e sotme, dyshja shihen së bashku në ashensor, ku Santiana mban telefonin për të bërë “selfie”, ndërsa Patrisi është i përqafuar me të, në një moment të ngrohtë dhe mjaft intim.

Çifti ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për lidhjen e tyre të ndërlikuar, mes ndarjeve dhe ribashkimeve.

Image
Foto e publikuar nga Patrisi

Por ky postim shihet si një hap publik për të treguar se dashuria mes tyre ka fituar përsëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat