DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, ka festuar javën e kaluar ditëlindjen e tij, një mbrëmje e veçantë që nuk kaloi pa u komentuar në rrjet.
Në postimet e ditëlindjes, vëmendjen më të madhe e mori një foto e publikuar nga vetë ai, ku shihej i përqafuar me një vajzë misterioze. Detaj që tregoi qartë se Geek tashmë është në një lidhje dashurie.
Edhe pse DJ nuk zbuloi identitetin e partneres së re, duke e lënë publikun të hamendësojë, syrit të vëmendshëm të mediave nuk mund t’i shpëtonte ky detaj.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën DJ Geek është Olsa Berani.
Çifti së fundmi kanë qenë në Barcelonë, ku kanë shijuar disa ditë pushimesh pranë njëri-tjetrit. Edhe pse nuk kanë postuar foto të përbashkëta, detajet e imazheve të ndara në rrjete sociale e kanë zbuluar romancën e tyre.
Kjo lidhje e re ka ngjallur kureshtje të madhe te fansat e DJ Geek, të cilët kanë nisur menjëherë të komentojnë për identitetin e partneres së re.
Ndërkohë, Geek duket se po kalon një periudhë të lumtur, duke e festuar këtë kapitull të ri të jetës jo vetëm me muzikë dhe miq, por edhe me një dashuri të re pranë tij.