Këngëtarja britanike Ellie Goulding, 38 vjeçe, ka bërë publike romancën e saj me aktorin amerikan Beau Minniear, 28 vjeç.
Çifti ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi në rrjet qarkulloi një foto e nxjerrë nga arkiva, ku Beau ka postuar një imazh provokues të këngëtares nudo në shtrat, pëcjell Bota sot.
Marrëdhënia e tyre është bërë publike së fundmi, dhe fotoja e re e zbuluar ka ndezur menjëherë interesin e fansave dhe mediave rozë.
Goulding, e cila së fundmi është përfolur edhe për ndarjen nga bashkëshorti i saj, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale me partnerin e ri 10 vite më të ri.
Historia e dashurisë së tyre pritet të jetë në qendër të thashethemeve të showbiz-it britanik në ditët në vijim.