Nicole Kidman ndahet me burrin pas 19 vitesh martesë

Mediale Vip

Nicole Kidman ndahet me burrin pas 19 vitesh martesë

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 23:47
Nicole Kidman dhe Keith Urban

Aktorja e njohur, Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Keith Urban i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dyshja u nda pas 19 vitesh martesë, raporton TMZ..

Cifti u martuan në vitin 2006, dhe thuhet se kanë jetuar të ndarë që nga fillimi i verës.

Ata janë prindër të dy vajzave, njëra 17 vjeçe dhe tjetra 14 vjeçe, kurse Nicole gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e saj Tom Cruise, vajzën Isabella dhe djalin Connor.

Dyshja u pa për herë të fundit së bashku në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 më 20 qershor e arsyeja e ndarjes nuk dihet ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat