Festivali i Këngës në RTSH është afër dhe ka nisur lakimi i emrave më të njohur të skenës, por edhe emra surprizë që rikthehen pas shumë vitesh.
Mes aplikimeve që janë bërë publike tashmë, spikasin disa prej artistëve më të njohur si: Enis Neziri, Vedat Ademi, Fifi & Tiri, Erik Lloshi, Lorenc Hasrama dhe Lynx, Evi Reçi e Gerta Mahmutaj, apo Enxhi Nasufi, Sara Kapo e Kamela Islamaj, Alis Kallaci dhe Edmond Mancaku, Voltan Prodani dhe Sergio Hajdini etj..
Deri në këto momente, ekipi i festivalit ne RTSH nuk ka publikuar një listë finale e zyrtare.
Këto ore po diskutohet edhe për një pjesëmarrje të mundshme të këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, duke theksuar ambicien e saj për të prekur skenën e Eurovision-it.
Korridoreve të ambienteve ku flitet për këtë garë të ethshme kanë nisur të lakohen që tani edhe emra potencialisht fitues, që njihen për balada të fuqishme të tyre, si Fifi apo Enis Neziri.
Mbetet për t’u parë si do jetë përzgjedhja këtë vit.