Ç’nënkupton shiriti në krahun e Rita Orës?

Mediale Vip

Ç’nënkupton shiriti në krahun e Rita Orës?

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 11:38
Rita Ora

Rita Ora pati një paraqitje unike bashkë me bashkëshortin e saj, në një event të zhvilluar nga magazina “Vogue”.

Ylli shqiptar me famë botërore veshi një kostum të zi me këmishë të bardhë.

Por, vëmendjen e mori një shirit i lidhur në krahun e këngëtares.

“Emigrante” shkruan në shiritin e Ritës, fjalë kjo e shkruar nga vetë dora e artistes.

Përmes kësaj simbolike, ajo ka tentuar të përçojë mesazh për të drejtat e migrantëve.

Rita, si një imigrante vet, ka folur jo rrallë herë për peripecitë që kalojnë njerëzit që vendosin të emigrojnë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat