Sipas Lekatarit, gjenerata e re bën më pak seks – pse ndodh kjo?

Mediale Vip

Sipas Lekatarit, gjenerata e re bën më pak seks – pse ndodh kjo?

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 10:48
Opinionostja Zhaklinë Lekatari s

Opinionostja Zhaklinë Lekatari sot në emisionin “Ora 7” duke folur për gjeneratën e re, tha se konsumimi online i marrëdhënies, bën që të ketë më pak kontakte seksuale.

Ajo gjithashtu u shpreh se tek kjo gjeneratë ka ndryshuar mënyra se si ata e përjetojnë emocionin.

“Ka disa vite që flitet për një fenomën që ekspertët e edukimit seksual e quajnë recension seksual dhe kryesisht po ndodh me gjeneratat e reja, sidomos me gjeneratën Z, që padyshim ka jetuar në një kontekst kulturor ndryshe nga 40-vjeçarët e sotëm”.

“Bota online, takimet online, jetesa e një lloj intimiteti, konsumimi online i marrëdhënies bëjnë që të ketë më pak kontakte fizike, më pak marrëdhënie njerëzore të vërteta, si rrjedhojë edhe më pak kontakte seksuale”.

“Mënyra e re se si kjo gjeneratë e përjeton emocionin, fakti që nuk janë shumë të qëndrueshëm nga ana ekonomike, janë disa nga arsyet pse e bëjnë gjeneratën e re që të jetë më pak e interesuar që të ketë marrëdhënie seksuale. Kjo nuk do të thotë që kjo gjeneratë e urren marrëdhënien seksuale, do të thotë që mënyra se si kjo gjeneratë e përcepton atë, ka ndryshuar”, u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat