Do i rikthehet ekranit? Einxhel Shkira e ka të qartë përgjigjen

Mediale Vip

Do i rikthehet ekranit? Einxhel Shkira e ka të qartë përgjigjen

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 11:55
Einxhel Shkira

Lajmet së fundmi personazhet publike na i japin përmes Instagrameve të tyre personale dhe në një rubrikë të fundit me pyetje-përgjigje, s'kishte si mos dikush të pyeste Einxhel Shkirën se kur do të rikthehet në ekran.

Personi që  shkroi pyetjen shtoi se "njerëz si ajo i duhen ekranit", ndaj dhe Einxhel nuk hezitoi të përgjigjej:

"Nuk e di çfarë lloj njerëzish i duhen ekranit, por di që mua s'më duhet ekrani për të qenë më pranë jush apo para jush! Besoj ka plot forma përveç ekranit për të bërë atë që do dhe për të thënë atë që do."

Image
Postimi i Einxhel Shkiras

Thënë kjo, Einxhel duket se i eliminoi mundësitë për t'u rikthyer në televizionin tradicional, por edhe projekte të tjera audiovizive (për momentin), pasi po fokusohet te familja e saj:

"Për momentin kam të tjera aspirata dhe e di që e kam thënë shumë herë se së shpejti do të shihni diçka më shumë, por jeta familjare ka qenë me prioritet dhe po mundohem të bëj diçka që të ecin të dyja paralel me njëra-tjetrën, pa më marrë atë që e kam shumë të çmuar, kohën me familjen."

Image
Postimi i Einxhel Shkiras

Megjithatë, një tjetër ndjekës bëri kërkesën për një podkast prej saj dhe Einxhel tregoi se ka qenë diçka që e ka menduar ta bëjë, por a do vijë momenti të realizohet, nuk e dimë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat