Lëndohet aktori, ndërpriten xhirimet e serialit

Mediale Vip

Lëndohet aktori, ndërpriten xhirimet e serialit

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 12:33
Aktori i famshëm Will Ferrell

Aktori i famshëm Will Ferrell është detyruar të marrë një pushim të papritur nga xhirimet e serialit të tij të ardhshëm komik në Netflix, pasi pësoi një dëmtim.

Edhe pse aksidenti nuk ndodhi në sheshxhirim, xhirimet janë ndërprerë përkohësisht derisa Ferrell të shërohet.

Ferrell thuhet se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në skenat e xhirimit të planifikuara për këtë javë në një kazino pranë Los Angeles.

Ndërsa natyra e dëmtimit nuk është zbuluar, burimet thonë se nuk është serioze. “Dëmtimi është i vogël dhe Will pritet të kthehet në shesh xhirimi shumë shpejt, sapo të marrë lejen për t’u rikthyer”, raporton TMZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat