Këngëtarja Bleona Qerreti ka ndarë në rrjetet sociale një video nga turi i saj, që i ka vënë flakën rrjetit.
Në videon e postuar, këngëtarja paraqitet mjaft elegante dhe sensuale, e veshur me një veshje plot gurë dhe shkëlqim.
Pamjet e ndara nga Bleona janë pjesë e turit “Take it Like a Man”, teksa këngëtarja është duke interpretuar këngën me të njëjtin titull.
Videon e postuar, Bleona e ka shoqëruar me vargjet “I got my own set of rules. Get used to my attitude — love it or hate it, you can choose”.
Në shqip përkthehen “Unë kam rregullat e mia. Mësohu me qëndrimin tim - duaje ose urreje, mund të zgjedhësh”.