Kushtrim Kelani dhe Shkurte Haxhiu - dy banorët e tjerë që futen në BBVK
Këngëtari Kushtrim Kelani i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai u shpreh i lumturinë për mundësinë dhe bëri disa deklarata gjatë klipit prezantues.
E pas tij, në shtëpi hyri Shkurte Haxhiu, e cila po ashtu këta muaj të fundit ka qenë aktive nëpër media.
E njëjta ka bërë disa deklarata nëpër emisione që kanë bërë bujë të madhe, e janë komentuar gjithandej.
Veç kësaj, ajo merret edhe me humanizëm që një kohë të gjatë, ashtu siç ka potencuar.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të zhvillohet loja e tyre dhe çfarë kanë përgatitur për publikun.
Edi rikthehet në shtëpinë e BBVK-së, premton ndryshime
Eduart Kuçi është bërë pjesë edhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka qenë pjesë e edicionit të kaluar, ku fitues u shpall boksieri Drilon Rama.
I njëjti qëndroi për vetëm pak ditë dhe dalja e tij bëri bujë të madhe asokohe.
Edi tani theksoi se është bërë më serioz, më i matur dhe i gatshëm për të qëndruar në lojë.
Në edicionin paraprak, ai nxiti debate të shumta, polemika e përplasje mes konkurrentëve.
Linda Rei u bashkohet 11 banorëve të tjerë të BBVK-së
Linda Rei është banorja e radhës e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova.
Ajo është banorja e 11 me radhë për sonte.
Linda Rei u shpreh se është gati të përballet me sfida dhe është rehat me veten.
“Vendosa të hyjë në Big Brother sepse e ndjejë veten gati të përballojë çfarëdo lloj sfide, sepse jam shumë rehat me veten timë dhe do jem e zonja për t’ia dalë”, tha ajo.
Modelja e Only Fans, Bia Khalifa është banorja më e re e BBVK
Modelja e Only Fans, Bia Khalifa është banorja më e re e BBVK.
Khalifa vjen nga Rumania në shtëpinë më të madhe në Kosovë.
Ajo tha se është një “ninxha”.
Hyrja e Bia-s u komentua shumë, derisa duke parë atë se si u paraqit ajo në daljen e parë rriti pritshmërinë për lojën e saj.
Igballe Huduti i ndodh e papritura, anulon hyrjen në Big Brother
Ikballe Huduti, e cila planifikonte të bëhej pjesë e edicionit aktual të Big Brother, u detyrua të tërhiqej në moment të fundit pasi bashkëshorti i saj u sëmur papritmas.
Lajmi iu komunikua teksa ajo ishte rrugës drejt studios së spektaklit, duke e detyruar të ndalonte hyrjen e saj.
Produksioni prezantoi edhe dhomën e veçantë që ishte përgatitur posaçërisht për të, një sinjal se përfshirja e saj në format ishte e planifikuar që në fillim.
Huduti duket se po përgatitet të rikthehet pas stabilizimit të situatës familjare.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, pritshmëritë janë që ajo të shfaqet sërish në skenën e Big Brother shumë shpejt.
Mbetet për t'u parë se si do të rrjedh ngjarja në vazhdim.
Banori i dhjetë i BBVK4 është nga Shkodra
Banori i dhjetë i “Big Brother Vip Kosova 4” është podkasteri nga Shkodra, Nailiri.
Ai tha se vijë e kuqe e tij është me “ia prekë mjekrën”.
Edhe Ardit Stafai pjesë e Big Brother VIP Kosova 4
Muzikanti Ardit Stafai u është bashkuar banorëve të Big Brother VIP Kosova 4.
Në këtë edicion të katërt, Arditi është banori i nëntë me radhë.
Stafai u shpreh se nuk është në natyrën e tij që të flasë shumë.
“Arditi është shumë i vendosur si natyrë. Arditi nuk flet shumë, Arditi vëzhgon shumë”, u shpreh ai.
Nga Ferma VIP, Alba Pollozhani tani në Big Brother të Kosovës
Ajo është prezantuar si një nga banoret e reja të këtij edicioni që ka nisur me shumë interes nga publiku.
Alba Pollozhani njihet për pjesëmarrjen e saj në Ferma VIP 2, ku u bë një nga personazhet më të komentuara dhe më të dalluara të atij edicioni.
Pjesëmarrja e saj atje i solli vëmendje dhe një bazë të fortë ndjekësish.Vetëm pak muaj pasi përfundoi ai format, Alba ka vendosur të hyjë në një tjetër sfidë të madhe televizive, këtë herë në shtëpinë më të famshme në Kosovë - Big Brother VIP.
Hyrja e saj u prit me entuziazëm nga publiku, i cili është kureshtar të shohë se si do të shfaqet Alba në këtë ambient krejtësisht ndryshe nga ai i Fermës.
Tani, me pjesëmarrjen e Pollozhanit, Big Brother VIP Kosova 4 bëhet edhe më i larmishëm, ndërsa publiku pret me padurim zhvillimet e radhës.
E bashkë me të ka hyrë edhe një banor i ri, Toney, që ishte fillimisht shofer i makinës.
Pritet të shihet në vazhdim loja e tyre.
Mentor Haziri bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova 4
Mentor Haziri është zyrtarisht banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, duke u bërë pjesë e këtij edicioni që ka nisur me shumë pritshmëri dhe energji.
Hyrja e tij u prit me kureshtje nga publiku, pasi Mentori është një emër i njohur dhe shpesh i komentuar në skenën publike.
Ai u shfaq i sigurt dhe i gatshëm për sfidën e këtij formati.
Që në paraqitjen e parë, Mentori la të kuptohet se ka ardhur për të qenë aktiv në lojë, duke theksuar se nuk i frikësohet dinamikes së fortë që njihet brenda shtëpisë.
Me hyrjen e Hazirit, dinamika brenda shtëpisë shtohet edhe më shumë.
Publiku tashmë pret me interes se si do të pozicionohet Mentori në javët e ardhshme dhe çfarë roli do të marrë në zhvillimin e lojës.
Klodian Mihaj, banori i pestë në BBVK 4
Klodian Mihaj është prezantuar si banori i pestë i Big Brother VIP Kosova 4, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth formacionit të këtij edicioni të ri.
Ai u prit me entuziazëm nga publiku, i cili tashmë po pret të shohë se si do të shpaloset loja e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Klodiani u shfaq i sigurt në daljen e tij të parë, duke dhënë përshtypjen e një lojtari që vjen me synime të qarta dhe ambicie të forta.
Prej deklaratave të para, ai ka lënë të kuptohet se pritet të jetë një prej personazheve më aktivë të sezonit.
Prezantimi i tij erdhi pas hyrjes së katër banorëve të tjerë, duke krijuar një dinamikë të re që tashmë po komentohet gjerësisht nga publiku dhe ndjekësit e formatit.
Edhe opinionistet e këtij sezoni, Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi, e komentuan hyrjen e tij, duke lënë të nënkuptohet se Klodiani mund të jetë një lojtar me shumë potencial dhe me ndikim në dinamikën mes banorëve.