Eliona Binakaj - banorja e katërt në Big Brother VIP Kosova
Një influencere i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Bëhet fjalë për Eliona Binakaj, që është më e reja në të gjithë edicionet e Big Brother.
Në klipin prezantues flet për qëllimet dhe arsyen se pse është futur në këtë format.
Deri më tani kanë hyrë edhe: Getoari, Hygerta Sako dhe Benita Zeneli.
E të tjerët pritet të zbulohen në vijim, ku tashmë çdo gjë ka ndërruar edhe brenda shtëpisë.
Shtëpia ka një kat të dytë, që nuk ka qenë ndonjëherë e tillë dhe me shumë ndriçim.
Getoari, banori i radhës i në Big Brother VIP Kosova 4
Getoari është banori i radhës në Big Brother VIP Kosova.
Ai është i treti pas Benitës dhe Hygertës.
Ai u shpreh se vija e kuqë është që të mos e presin vajzat e shtëpisë dhe pati një arsye për këtë.
“Jam i martuar”, u shpreh ai.
Benita Zeneli - banorja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4
Është zbuluar edhe banorja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo është Benita Zeneli, këngëtarja e cila u bë virale me deklaratat e saj të forta nëpër disa intervista.
E njëjta është pritur nga Blero, i cili po interpretonte një nga këngët e tij, jashtë shtëpisë.
Blero ndërkaq ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij reality shou.
"Vullkani po vjen edhe ka me dridh shtëpinë", ka thënë ajo në klipin prezantues.
"Kam hyrë të sfidoj veten. Pika ime është karakteri që e kam shumë të fortë", theksoi mes tjerash.
Kjo është banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 4
Prezantuesja e sportit, Hygerta Sako, është banorja e parë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.
"Më pëlqen të sfidoj veten", ka thënë ajo në klipin që prezantoi për publikun.
"Njeri i dashur, i drejtë por mos më bini në qafë", shtoi tutje gjatë klipit.
Ajo kishte sytë e mbuluar teksa po qëndronte në shtëpinë më të famshme brenda.
Sonte në shtëpinë e Big Brother do të hyjnë gjithsej 20 konkurrentë.
Olta Gixhari sërish opinioniste e Big Brotherit
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari do të jetë sërish pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Edhe këtë sezon do të jetë në rolin e opinionistes.
“Për mua është një nder i madh. Ku ka më bukur se sa të jesh në një reality show si Big Brother”, u shpreh Olta.
Leonora Jakupi opinioniste në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Kosova”
Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është ftuar të jetë një nga opinionistet në edicionin e katërt të spektaklit “Big Brother Vip Kosova”.
Ajo ka shprehur emocionet e saj në lidhje me këtë mundësi, duke thënë se është një eksperiencë krejt ndryshe për të.
“Fillimisht, është kënaqësi që jam këtu. Është emocion i veçantë, për faktin që është një eksperiencë krejt ndryshe për mua. E kam pasur mjaft të vështirë për të thënë ‘Po’”, ka thënë Jakupi.
Jakupi tha se roli i saj do të jetë këshillues dhe analizues.
Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova
Ka filluar edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një nga reality shout më të ndjekur në vend.
Publiku pritet të përjetojë emocione dhe situata të papritura gjatë këtij sezoni.
Moderatorët e njohur, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, rikthehen për të drejtuar spektaklin, duke sjellë energjinë dhe dinamizmin e tyre karakteristik.
Ky sezon vjen me një panel të ri opinionistësh, ku rikthehet Olta Gixhari, e cila ka qenë pjesë e edicionit të kaluar dhe këngëtarja Leonora Jakupi.
Edicioni i katërt premton të sjellë një dritare të re emocionuese për fansat e Big Brother, me sfida të ndryshme dhe momente që do të mbeten në kujtesën e publikut.
Spektakli transmetohet çdo të hënë e të premte dhe ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë, duke treguar se Big Brother VIP Kosova mbetet një fenomen televiziv në vend.
Të gjithë të apasionuarit pas reality shout mund të presin një sezon plot emocion, rivalitet dhe surpriza.