Qysh në natën e parë të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova është hapur një televotim.
Në këtë televotim, të gjithë banorët janë të nominuar, përveç Londrimit i cili mbeti i fundit në zinxhirin e shpëtimit.
Aty do të votohet se cilin nga banorët doni ta shohni jashtë shtëpisë për disa ditë, që ta takoni gjatë ditëve që do të qëndrojë jashtë.
Banori i Big Brother VIP Kosova, Londrimi ka vendosur që t’i djegë të gjitha valixhet e banorëve të tjerë dhe t’i dërgojë të gjithë në nominim.
Pas kësaj pati debat brenda shtëpisë, ku njëra ndër më të zëshmet ishte Alba Pollozhani.