“Kopje e Gjestit?” – Reagon stafi i Ibro Delit

Mediale Vip

“Kopje e Gjestit?” – Reagon stafi i Ibro Delit

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 11:23
Ibro Deli

Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, por krahasimet me banorët e edicioneve të tjera kanë shpërthyer menjëherë në rrjet.

Një ndër emrat më të komentuar këto ditë është Ibro Deli, i cili ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij të pazakonshme dhe stilin e veçantë artistik.

Pikërisht këto elemente, maskat, ngjyrat dhe ekspresiviteti e kanë bërë një pjesë të ndjekësve të pretendojnë se ai po përpiqet të rikrijojë fenomenin e sezonit të kaluar, Gjestin.

Komentet kanë qenë të shumta, duke e cilësuar Ibros stilin si imitim dhe jo origjinalitet.

Pas gjithë reagimeve, ekipi që menaxhon rrjetet sociale të Ibros ka ndërhyrë me një sqarim publik.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ibro Deli (@ibrodeli)

Në një postim në Instagram, ata publikuan një fotografi të vjetër të tij me të njëjtin stil, duke kundërshtuar hapur aludimet.

Deklarata e tyre ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Personat që e njohin Ibron mirë e dinë se stili i tij e ka karakterizuar prej shumë vitesh si një artist autodidakt, pa komplekse”, shkruan stafi.

Duke iu adresuar akuzave për imitim, ata shtuan: “Ibro po imiton! – Jo, Ibro është vetvetja. Thjesht, për ironi të fatit, ai ngjason me Gjestin vetëm nga pamja, jo nga personaliteti, formimi artistik apo ai njerëzor”.

Ekipi i theksoi se Ibro u është besuar këtij stili që nga viti 2016, shumë kohë para se Gjesti të shfaqej në skenën televizive.

Sipas tyre, publiku duhet ta vlerësojë për origjinalitetin që e ka shoqëruar gjithmonë, jo për krahasimet që qarkullojnë online. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat