‘Shtatë javë regjim shtrati’, rrëfehet Lora Braha

Mediale Vip

‘Shtatë javë regjim shtrati’, rrëfehet Lora Braha

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 16:01
Lora Braha

Këngëtarja Lora Braha ka shkaktuar shqetësim tek fansat e saj pas një postimi të fundit në Instagram, ku ajo ka treguar se po përballet me probleme shëndetësore.

Në imazhin e publikuar, Lora shfaqet e shtrirë në krevat duke mbajtur dorën në ballë, e shoqëruar nga mbishkrimi: “Sot 7 javë regjim shtrati” dhe një emoji me fytyrë të trishtuar.

Këngëtarja, motra e këngëtares Mihrije Braha, nuk ka zbuluar detaje specifike se për çfarë problemi shëndetësor bëhet fjalë, duke treguar vetëm se ka qenë e detyruar të qëndrojë në regjim shtrati për një periudhë relativisht të gjatë, plot 7 javë.

Ky postim i saj ka ngjallur shqetësim për gjendjen shëndetësore nëpër të cilën po kalon ajo.

Ne i urojmë të shkuara! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat