Shkurta përmbys shtëpinë e BBVK, krijon kaos mesnatën e së shtunës

Mediale Vip

Shkurta përmbys shtëpinë e BBVK, krijon kaos mesnatën e së shtunës

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 10:24
Shkurta

Mesnata e së shtunës nuk ishte aspak e qetë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, dhe shkaku kryesor ishte Shkurta.

Banorja vendosi të merrte iniciativën dhe të çrregullojë gjithçka që i dilte përpara.

Nga mobiljet tek karriget e çdo sendi tjetër, Shkurta lëvizi dhe përmbysi gjithçka, duke krijuar një kaos që la pa fjalë banorët e tjerë.

Veprimet e saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, i cili po komentonte mbi këtë veprim të papritur dhe energjinë e saj të paparashikueshme.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse kjo ishte një pjesë e strategjisë së saj brenda lojës, një mënyrë për të tërhequr vëmendje, apo thjesht një impuls momental që e shtyu të vepronte në këtë mënyrë.

Shikuesit po përpiqen të kuptojnë arsyen pas këtij veprimi dhe se si do të ndikojë dinamika brenda shtëpisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat