“Frikësues!” – Loredana Zefi kritikon ashpër Big Brother Kosova

Mediale Vip

“Frikësues!” – Loredana Zefi kritikon ashpër Big Brother Kosova

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 11:52
Loredana Zefi

Reperja e njohur, Loredana Zefi, ka dhënë së fundmi një koment për Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka folur për një nga Prime-t e fundit të programit që po mban audiencën të mbërthyer me ngjarjet dhe dramat brenda shtëpisë më të famshme televizive në vend.

Në një postim të ndarë në InstaStory, Loredana ka shkruar: “Big Brother Kosova është vërtetë frikësues ndonjëherë”. E duket se ato tensionet e zhurma e madhe që u shkaktua nuk i kanë pëlqyer këngëtares me origjinë nga Ferizaj.

Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga formatet më të ndjekura në vend, dhe reagimet e personazheve të njohur si Loredana tregojnë se ndikimi i tij shtrihet edhe përtej ekranit, duke krijuar diskutime dhe kuriozitet të madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat