Rrëfim tronditës i Sasës: “Iu luta babit, mos më le të vdes”

Mediale Vip

Rrëfim tronditës i Sasës: “Iu luta babit, mos më le të vdes”

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 23:40
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa, ka ndarë rrëfimin drithërues të jetës së saj.

Ajo nisi rrëfimin e saj nga fëmijëria, e siç thotë ajo, nuk ishte aspak e lehtë.

Sasa u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, e cila e çoi drejt shtratit të vdekjes, por fatmirësisht, këtë sfidë ajo e kaloi me shumë vështirësi.

“Mbaj mend shumë mirë kur mjeku erdhi dhe më tha se nuk mundet të më operojë, pasi e kam shumë rrezik. E kam pa veten t’u vdek, dhe i kam thënë babit, mos më le me të vdes”, u shpreh ajo me lot në sy.

Sasa po ashtu tregoi se si pasojë e kësaj sëmundje, ajo nuk do ta gëzojë asnjëherë epitetin nënë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat