Einxhel Shkira përfundon në spital, zbulon se ka pësuar një lëndim

Mediale Vip

Einxhel Shkira përfundon në spital, zbulon se ka pësuar një lëndim

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 10:52
Einxhel Shkira

Ish-banorja e BBVA dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira, ka publikuar foto nga spitali në InstaStory.

Ajo ka bërë të ditur se ka pësuar një lëndim, duke treguar se këtë herë “ka thyer këmbën”, pasi më herët kishte thyer krahun.

Einxhel ka ndarë pamje nga Spitali Amerikan në Prishtinë, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor.

Image
Einxhel Shkira

“Thashë të kaloja njëherë edhe nga Spitali Amerikan në Prishtinë me ndonjë thyerje të vogël”, ka shkruar ajo.

Einxhel ka bërë shaka me situatën, duke zbuluar se DJ Dagz po i qëndron afër gjatë gjithë kohës.

“I ka ngel merak që s’ka qenë kur e kam thyer krahun, po e kompenson me këmbën tani”, ka shkruar Einxhel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat