‘Zoti më vuri përballë një sfide’, Denisa flet pas aksidentit

Mediale Vip

‘Zoti më vuri përballë një sfide’, Denisa flet pas aksidentit

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 16:55
Denisa

Denisa, gruaja e tiktokerit të njohur Kozak, ka ndarë një rrëfim emocionues nga spitali, një ditë pasi përjetoi një aksident automobilistik.

Ajo dhe bebi i saj, fatmirësisht, janë në gjendje të mirë.

Nëpërmjet disa postimeve të ndjera në Instagram, Denisa reflektoi mbi atë që e quajti një provë të fortë të Zotit. E përshkroi ngjarjen si një moment që e bëri të kuptojë brishtësinë e jetës. Ajo tregoi se aksidenti i ndali frymën dhe e mbushi me frikë:

“Dje Zoti më vuri përballë një prove shumë të fortë. Një aksident që më ndali frymën dhe më mbushi me frikë.” Ajo theksoi se zemra i rrahu fort, duke menduar vetëm për jetën që mbante brenda saj.

Fatmirësisht, ajo konfirmoi se si ajo, ashtu edhe bebi i saj janë mirë.

“Në atë moment, mendja dhe zemra më shkuan te bebi im. Falë Zotit, si unë, si ai, jemi mirë,” shkroi ajo. Duke reflektuar mbi brishtësinë e jetës, ajo u bëri një thirrje të fortë ndjekësve: “Dje e kuptova sa e brishtë është jeta… Një moment, një përplasje dhe gjithçka mund të ndryshojë. Ju lutem, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin në rrugë.”

Denisa shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë nga ndjekësit dhe për mbrojtjen gjatë ngjarjes.

“Lutjet, mesazhet dhe dashuria juaj më kanë prekur thellë zemrën. Në ato momente frike, ndjeva forcën e Zotit dhe mbështetjen tuaj,” tha ajo. Ajo e quajti jetën një dhuratë dhe theksoi se sot ndjehet më e bekuar se kurrë: “Jeta është dhuratë… sot e ndjej më shumë se kurrë. Faleminderit që jeni pranë meje dhe bebit tim.”

Dhe e përfundoi duke shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që u kujdesën. “I jam pafundësisht mirënjohëse Zotit për jetën, për makinën e sigurt dhe për engjëjt që na kanë shoqëruar. Faleminderit që zemra të gjithëve që më keni lëmtur dhe më keni dhënë forcë në këtë moment.” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat