Shkurta flet për problemet shëndetësore që i vuan: 7 vjet kam fjetur në zyrë

Mediale Vip

Shkurta flet për problemet shëndetësore që i vuan: 7 vjet kam fjetur në zyrë

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 23:19
Shkurta

Në Prime-in e 9-të me radhë të spektaklit më të madh televiziv, Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta ka ndarë një histori tejet prekëse personale për rrugëtimin e saj për humanizëm, për t’iu dalë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar.

Ajo në dhomën e rrëfimeve, para publikut zbuloi se për shtatë vjet kishte fjetur në zyrë.

Banorja foli edhe rreth problemeve shëndetësore që i ruan vet.

“Çka më ka penguar është se kurrë askush nuk ka ardhur të më pyes si jam, a ke apo s’ke? Dhe në bazë të fizikut kanë menduar që kam.

Pastaj, ka pasur edhe paragjykime për dyshime se jo i ka keqpërdorur ose s’i ka keqpërdorë”, deklaroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat