Halla e Yllit nuk mban dot lotët pasi dëgjon këngën e re të tij

Mediale Vip

Halla e Yllit nuk mban dot lotët pasi dëgjon këngën e re të tij

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 21:39
Yll Limani

Yll Limani, ka ndarë së fundmi një moment tejet emocional në llogarinë e tij në TikTok.

Ai ka publikuar videon ku halla e tij dëgjon për herë të parë këngën “Kthem”, pjesë e albumit të tij të ri “Thirrëm sot ose nesër”, i cili pritet të lansohet shumë shpejt.

Në video shihet momenti kur halla e tij, sapo dëgjon notat dhe tekstin e parë të këngës, nuk arrin t’i mbajë lotët.

Kjo këngë ka një domethënie të veçantë, pasi vetë Ylli ka zbuluar ditë më parë se “Kthem” u dedikohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë larg shtëpisë, në gurbet.

“Kjo këngë është dedikim për krejt juve që jetoni larg shtëpisë… ju dua dhe s’ju harrojmë,” u shpreh artisti në postimin e tij, duke treguar lidhjen e fortë shpirtërore që përcjell ky projekt.

@ylllimanii

halla Goni dhe reagimi i saj kur ja kom lshu kangen “Kthem” per here te pare… kjo kange osht dedikim per krejt juve qe jetoni larg shpise 💔💔💔😭😭😭 ju dua dhe s’ju harrojme… -2 dite “Thirrëm Sot ose Nesër”!!!

♬ original sound - Yll Limani

Kujtojmë që albumi “Thirrëm sot ose nesër”, mban gjithsej 16 këngë dhe do lansohet me datë 18 të këtij muaji. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat