​Khloe Kardashian tregon kush e mbylli vetëm në dhomë para Krishtlindjes

Mediale Vip

​Khloe Kardashian tregon kush e mbylli vetëm në dhomë para Krishtlindjes

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 18:29
Familja Kardashian

Nënat mbajnë barrën e krijimit të magjisë së Krishtlindjes gjatë festave, ndërkohë që mbajnë edhe shtëpinë, gatuajnë dhe blejnë dhurata.

Khloe Kardashian zbuloi se nëna e saj Kris Jenner dikur e kishte mbyllur në një dhomë për ta ndihmuar me përgatitjet.

Atë kohë Khloe ishte e vogël dhe Kris Jenner i kishte kërkuar ndihmë për të përgatitur dhuratat për festë, transmeton KosovaPress.

Në podkastin "Khloé në vendin e mrekullive", Khloe konfirmoi se kjo kishte ndodhur kur nëna e saj ishte e martuar me Robert Kardashian.

"Mamaja ime më bënte gjithmonë ta ndihmoja. Ajo më detyroi të ngjitesha në papafingo dhe të mbështjellja të gjitha ato dhurata. Më ke mbyll atje", i tha Khloe nënës së saj që gjithashtu ishte pjesë e podcastit.

Kjo e fundit pranoi se blinte dhurata për Krishtlindje qysh në qershor ose korrik, por kur vinte puna për t'i mbështjellë të gjitha, ndonjëherë kishte nevojë për ndihmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat