Emina Çunmulaj tregon arsyen pse e ndjek BBVK!

Mediale Vip

Emina Çunmulaj tregon arsyen pse e ndjek BBVK!

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 13:55
Emina Çunmulaj

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale arsyen se pse e ndjek rregullisht formatin televiziv “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se vëmendja e saj është përqendruar te një konkurrent specifik.

Emina ka ripostuar një video të banorit Londrim Mekaj, ku ai shfaqet në momente humori brenda shtëpisë.

Krahas videos, modelja ka shkruar: “Arsyeja pse shikoj Big Brother VIP Kosova”, duke etiketuar drejtpërdrejt Londrimin dhe duke shoqëruar tekstin me një emoji zemre dhe një duke qeshur, gjë që tregon se ajo pëlqen natyrën e tij pozitive dhe humorin që ai përcjell.

Mbështetja e Eminës vjen si një befasi e këndshme, duke pasur parasysh angazhimet e saj të shumta në SHBA.

Image
Postimi i Eminas

Kjo tregon se suksesi i Londrimit brenda shtëpisë ka kaluar kufijtë, duke bërë për vete edhe figura të botës së modës dhe showbizit shqiptar në diasporë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat