Cardi B pretendon se shumë njerëz ia vështirësuan marrëdhënien me Diggs

Mediale Vip

Cardi B pretendon se shumë njerëz ia vështirësuan marrëdhënien me Diggs

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 10:45
Cardi B dhe Stefon Diggs

Reperja Cardi B pretendon se shumë njerëz ia vështirësuan marrëdhënien me Stefon Diggs.

Në një video të re, ajo iu drejtua urrejtjes që mori nga fansat e saj për Diggs.

"Duhet të qetësohesh. Je mirë? Më zvarrite për tre ose katër ditë dhe ishe shumë i keq. Gjithçka është në rregull tani. Nuk mund të ndryshoj. Nuk mund të kthehem në të kaluarën. Ti do që unë ta lë burrin tim", tha ajo.

Cardi B shtoi se të ecësh përpara është e vetmja mundësi.

Reperja dhe Diggs mirëpritën fëmijën e tyre të parë në nëntor.

Cardi gjithashtu e përfundoi fjalimin e saj duke deklaruar se do të ketë shumë punë për të bërë duke filluar nga viti i ardhshëm.

"Kam nevojë që sistemi im mbështetës, fansat e mi të më duan. Dua që ju të vini në turneun tim dhe të argëtoheni me mua. Mos më injoroni", tha ajo ndër tjerash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat