Kanë qenë apo jo në lidhje? Mateo – Brikenës: E di ti pse u shkëputëm…

Mediale Vip

Kanë qenë apo jo në lidhje? Mateo – Brikenës: E di ti pse u shkëputëm…

Më: 4 janar 2026 Në ora: 20:15
Big Brother VIP Albania

Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania 5 ka hyrë ish-partneri i Brikena Selmanit, Mateo.

Megjithatë, modelja theksoi se kanë shkëmbyer disa mesazhe me njëri-tjetrin dhe asgjë më shumë.

Derisa tre banorët e rinj, përfshirë edhe Mateon, po qëndrojnë në Akuarium – ata kanë shpëtuar tre emra nga televotimet.

Mateo shpëtoi Brikenën, ndonëse kjo për të ishte e qëllimshme për ta nxjerr keq para publikut.

Dyshja u sqaruan dhe Mateo i tha që nuk ka hyrë brenda me ndonjë qëllim dhe se nuk është tip i skandaleve.

“E di ti pse e kemi shkëputur, prandaj po them nuk ka lidhje fare. Thjesht të dhashë imunitet, secili lojën e vet. Unë nuk jam për skandale”, u shpreh ai.

Brikena nga ana tjetër e përsëriti se nuk kanë pasur gjë tjetër, veçse kanë shkëmbyer disa mesazhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat