Blero martohet për herë të tretë

Mediale Vip

Blero martohet për herë të tretë

Më: 12 janar 2026 Në ora: 20:51
Blero dhe Eronita

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt.

Nga imazhet e para të publikuara në rrjete sociale, vihet re një ambient elegant dhe i kuruar deri në detajet më të vogla, i realizuar në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit.

Image
Blero dhe Eronita

Kjo ndërkohë është martesa e tretë për Bleron.

Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Image
Blero dhe Eronita

Pas kësaj, këngëtari u martua me Afrona Dikën, martesë po ashtu që përfundoi pas disa vitesh.

Martesa me Eronitën shënon një kapitull të ri në jetën personale të këngëtarit, ndërsa fansat i kanë uruar çiftit dashuri dhe harmoni në këtë rrugëtim të ri së bashku. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat