Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin e saj lidhur me sigurinë në trafik.
Përmes një “story” në Instagram, Behluli ka theksuar se shoferët e autobusëve dhe kamionëve duhet t’i nënshtrohen urgjentisht jo vetëm testit të vozitjes, por edhe testit psikologjik, duke e konsideruar këtë si një hap të domosdoshëm për rritjen e sigurisë rrugore.
Ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj situatës aktuale në trafik, duke nënvizuar se mungesa e kontrollit adekuat mund të rrezikojë jetën e qytetarëve.
Gresa Behluli është e njohur për reagimet e saj të drejtpërdrejta ndaj çështjeve sociale, dhe kjo nuk është hera e parë që ajo shpreh publikisht mendimet dhe shqetësimet e saj.