“Vjehrra më trajtonte si skllave” -Koha kur Alba rrëfente martesën e vështirë që zgjati disa vite

Mediale Vip

“Vjehrra më trajtonte si skllave” -Koha kur Alba rrëfente martesën e vështirë që zgjati disa vite

Më: 21 janar 2026 Në ora: 18:30
Alba Pollozhani

Banorja e edicionit aktual të “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, është një fytyrë e njohur për publikun, pasi më herët ka qenë pjesë edhe e formateve të ndryshme televizive.

Alba ka zbuluar se ka qenë e martuar për një periudhë prej katër deri në pesë vjet, duke e cilësuar atë kohë si një “tmerr” për jetën e saj personale.

Rrëfimi i saj për martesën ka qenë i mbushur me emocione, duke treguar vështirësitë e mëdha që ka kaluar gjatë atyre viteve.

Ajo ka treguar se gjatë martesës ka bashkëjetuar me prindërit e ish-bashkëshortit, ku, sipas saj, është trajtuar në mënyrë tejet të rëndë. Alba ka rrëfyer se vjehrra e saj e trajtonte si “skllave”, duke e vënë vazhdimisht nën presion dhe duke i shkaktuar vuajtje emocionale.

Banorja e “BBVK” ka theksuar se ajo periudhë e jetës së saj ka lënë pasoja të mëdha, duke qenë një nga përvojat më të vështira që ka përjetuar ndonjëherë.

Më poshtë mund t’i gjeni rrëfimet e ndjera të banores së “BBVK”, ku Alba Pollozhani flet hapur për martesën, bashkëjetesën dhe trajtimin që ka marrë gjatë asaj kohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat