Raporti i Kristit dhe Krusitës, lojë apo ndjenja romantike?

Mediale Vip

Raporti i Kristit dhe Krusitës, lojë apo ndjenja romantike?

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 07:13
Banorët e BBV Albania

Raporti mes Kristit dhe Krusitës është parë si i afërt, por me paqartësi mbi sinqeritetin e ndjenjave mes tyre.

Gjatë Prime-it, të dy deklaruan se kanë një marrëdhënie të mirë dhe një kimi të dukshme.

Krusita u shpreh se nuk ka ndjenja romantike për Kristin, megjithatë pranoi se mes tyre ekziston kimi.

Nga ana tjetër, Kristi tha se ka një pëlqim për të, por nuk dëshiron ta përdorë një lidhje si kartë loje.

Ndërkohë, disa prej banorëve mendojnë se afrimi i tij mund të jetë strategjik dhe se ai po e përdor këtë raport në funksion të lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat