Nga problemet shëndetësore te raporti me vjehrrin, Iliriana Sadriu rrëfen gjithçka

Mediale Vip

Nga problemet shëndetësore te raporti me vjehrrin, Iliriana Sadriu rrëfen gjithçka

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 19:08
Iliriana Sadriu

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore, planeve profesionale dhe jetës private.

E pyetur nga fansat se çfarë e ka munduar këto ditë, Iliriana ka sqaruar se fillimisht kishte dyshuar për një grip të thjeshtë, por realiteti doli të ishte më i vështirë.

“Shumë faleminderit për mesazhet që më keni shkruar. Më ka mbet me ja shpjegu se kam mendu që o grip, po realisht kisha pas problem me veshkë. Më ka pengu një guri. Normal jam me terapi, veç teper që 2 javë jam me dhimbje,” u shpreh ajo.

Përveç shëndetit, ndjekësit ishin kuriozë edhe për karrierën e saj. Pyetjes se a ka ndonjë projekt të ri në horizont, këngëtarja iu përgjigj me mjaft entuziazëm, duke paralajmëruar surpriza:

“Patjetër, shumë shpejt do dali projekti i ri. S’tregoj shumë për plane, po i la surprizë .”

Nuk munguan as pyetjet ngacmuese për jetën private. Një ndjekës e pyeti se pse nuk po duket duke vizituar familjarët apo vjehrrinë, por

Iliriana e mori me shumë sportivitet dhe paralajmëroi diçka për ndjekësit e saj:

Hahaha shumë shpejt ka me ba video edhe me vjehrrin .

Duket se pavarësisht sfidave shëndetësore të dy javëve të fundit, Iliriana po bëhet gati të kthehet fuqishëm me projekte të reja dhe përmbajtje interesante për fansat e saj besnikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat