Kida së shpejti drejt martesës me Ajbin

Mediale Vip

Kida së shpejti drejt martesës me Ajbin

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 11:29
Kida, Ajbin

Kida para pak kohësh vendosi ta zyrtarizojë lidhjen e saj me Ajbin, një hap që mori vëmendje të madhe në media dhe në publik. Lajmi u prit me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët prej kohësh kishin spekuluar për jetën e saj private.

Raportohet se çifti tashmë ka vendosur ta çojë lidhjen në një tjetër nivel. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se Kida dhe Ajbi kanë marrë vendimin e rëndësishëm për ta kurorëzuar dashurinë me martesë.

Sipas informacioneve, dasma pritet të mbahet në muajin shtator, menjëherë pas përfundimit të sezonës së verës, periudhë gjatë së cilës këngëtarja është zakonisht e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore. Mbetet të shihet nëse çifti do të organizojë një ceremoni private apo një festë madhështore me të ftuar nga bota e artit dhe miq të afërt.

Fansat tashmë presin me padurim detaje të reja rreth këtij kapitulli të ri në jetën e artistes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat