E turpshme: Labinoti e ofendon rëndë Leonora Jakupin

Mediale Vip

E turpshme: Labinoti e ofendon rëndë Leonora Jakupin

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 21:11
Leonora, Labi

Labinot Rexha nuk po ndalet, edhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari ka shpërthyer në akuza ndaj banorëve, ish-banorëve dhe produksionit, pa i kursyer edhe opinionistet e këtij edicioni, Oltën dhe Leonorën.

Këtë të fundit, Labinoti e ka ofenduar rëndë në një postim, të cilin e fshiu pas reagimeve dhe kritikave të shumta që mori.

Image
Shkrimi i Labit

Duke kritikuar qasjen e Leonorës kundrejt banorëve, Labi e quajti vajzën e dëshmorit “Leonora Jakupeski”.

Kjo gjë i ka shokuar të gjithë, teksa ai s’ka vonuar për ta fshirë postimin e turpit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat